Haradinaj flet me Palmerin: E falënderova për energjinë e re amerikane në dialog

  • 12 June 2020 - 20:43
 Haradinaj flet me Palmerin: E falënderova për energjinë e re amerikane në dialog

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Matthew Palmer, zëvëndësndihmës sekretar i SHBA-së dhe Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor.

Ajo ka thënë se ka konfirmuar se aleanca strategjike dhe historike e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është boshti i çdo të arriture si shtet.

“Në të gjitha etapat e shtetndërtimit, roli i ShBA-ve ka qenë jetik dhe vendimtar në jetësimin e të drejtës së Kosovës si shtet i lirë, i pavarur dhe demokratik, i konsoliduar për së brendshmi dhe i njohur ndërkombëtarisht”, ka thënë Haradinaj.

“Palmer e falënderova edhe për zhbllokimin e fondeve të Korporatës ‘Sfidat e Mijëvjeçarit’ (MCC), si dhe për vëmendjen dhe energjinë e re amerikane në përpjekjet e arritjes së marrëveshjes finale me Serbinë për njohje reciproke”.

(Kosova Sot Online)