Incidenti në shesh, PDK akuzon militantët e VV’së se tentuan t’ua prishin tubimin me fëmijët e dëshmorëve

  • 12 June 2020 - 21:41
 Incidenti në shesh, PDK akuzon militantët e VV’së se tentuan t’ua prishin tubimin me fëmijët e dëshmorëve

Në 21 vjetorin çlirimit të vendit, i pari i PDK’së, Kadri Veseli ka takuar fëmijët e të rënëve për liri.

Takimi u mbajt në qendër të Prishtinës, ku edhe u shmang një incident i mundshëm.

Derisa Veseli u ishte drejtuar mysafirëve të tij, disa qytetarë kanë tentuar të ndërhyjnë. Një gjë e tillë atyre u është pamundësuar nga organet e sigurisë.

Sipas Partisë Demokratike të Kosovës, ndërhyrja ishte plan i militantëve të Vetëvendosjes.

Po në kryeqytet, disa orë pas Veselit, qytetarët i kishte ftuar ish-kryeministri Albin Kurti.

Kurti festoi 15 vjetorin e themelimit të Vetëvendosjes, derisa sipas Veselit i cili zgjodhi t’i dëgjoj edhe minorenët fëmijët e dëshmorëve duhet të ndihen krenar me veprat e prindërve të tyre.

(Kosova Sot Online)