Paralajmërohet protestë për lejimin e mbajtjes së dasmave në Kosovë

  • 13 June 2020 - 10:51
Paralajmërohet protestë për lejimin e mbajtjes së dasmave në Kosovë

Situata me koronavirus, e cila pamundëson grumbullimin e njerëzve gjatë kësaj kohe, e si pasojë nuk lejohet as mbajtja e dasmave ka ngjallur reagime të shumta në mesin e komunitetit të artistëve.

Disa prej tyre kanë qenë të zëshëm duke kërkuar lejimin e mbajtjes së dasmave, e disa të tjerë kanë thënë se do të respektojnë vendimet e organeve kompetente që po e monitorojnë situatën me koronavirus.

Mirëpo, në rrjetet sociale është duke u shpërndarë një thirrje për protestë për lejimin e mbajtjes së dasmave.

Aty u bëhet thirrje pronarëve të restauranteve që të hënën, në ora 10:00 të mblidhen dhe të protestojnë para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Më poshtë thirrja e plotë për protestë:

Bëhet thirrje nga pronarët e restoranteve të Kosovës që të hënën në ora 12:00 të mblidhen para Ministrisëë së Shëndetësisë që të protestohet për lejimin e ahengjeve(dasmave).

Të bëhemi së bashku të gjithëë, kur lejohen baret e kafiterit me 50 persona ose më shumë pse mos të lejohen ahengjet familjare.

(Kosova Sot Online)