Vëllau i vajzës që u gjetë e vdekur në Deçan ua këput shpirtin me këto fjalë

  • 15 June 2020 - 07:49
Vëllau i vajzës që u gjetë e vdekur në Deçan ua këput shpirtin me këto fjalë

Një vajzë 20 vjeëare nga komuna e Deëanit i dha fund jetës.

Heroina Mehmetaj, studente e shkëlqyer 20-vjeçare nga fshati Gllogjan i Deçanit i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm, duke e vetëvarur.

Ajo është gjetur e vdekur në fshatin e saj të lindjes, Gllogjan, ndërsa vëllai i saj ka reaguar me dhimbjen e madhe për vdekjen tragjike të motrës, duke publikuar një fotografi të përbashkët me të.

“Ishalla në xhennet motra ime”, ka shkruar ai.

Lajmin tragjik e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Zëdhënësi i policisë njoftoi se janë duke vazhduar hetimet lidhur me këtë rast.

Ndërsa, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë për se janë duke e pritur rasportin e IML-së lidhur me trupin e pajetë të vajzës.

(Kosova Sot Online)