Haki Abazi: I kujt është ky shtet

  • 15 June 2020 - 16:59
 Haki Abazi: I kujt është ky shtet

Ish-zëvendëskryeministri, Haki Abazi thotë se deri tani janë mbledhur 236 mijë nënshkrime të peticionit të VV-së “Duam Zgjedhje”.

Abazi pyet i i kujt është ky shtet, ndërsa thotë se “nëse nuk është i qytetarëve, në emër të kujt flet qeveria ilegale e pasmesnates dhe njeriut që ka vendim të prerë”.

Postimi i tij:

236 mijë nënshkrime kundër qeverisë ilegale të Thaçit, të pas mesnatës për të bërë një qeveri që nuk u zgjodh asnjëherë nga vota, edhe atëherë kur kandiduan për kryeministër edhe tani me 6 tetor nuk i votuan për të qeverisur!

236 mijë nënshkrime dhe vazhdojmë për të hapur sytë me gisht atyre që në emër kinse të demokracisë e vjedhin vullnetin demokratik të qytetarëve!

236 mijë nënshkrime dhe vazhdojmë, kundër vendimit të falsifikuar të gjykatës kushtetuese për dekretin jokushtetues të presidentit shpifës!

I kujt është ky shtet? -nëse nuk është i qytetarëve, në emër të kujt flet qeveria ilegale e pasmesnates dhe njeriut që ka vendim të prerë- denim nga gjykata, kjo qeveri e Thaçit është për të financuar ndarjen dhe për të mbuluar sistemin e krimit dhe korrupcionin, favoret per pseudo- gazetarët e portalet e yelloë press dhe kontratat e lobimit.

236 mijë nënshkrime dhe vazhdojmë, nuk durojnë genjeshtrat e propagandat e Thaçit e as Mustafës e as mashat e tyre që vërshojnë mediat sociale me lajme të rrejshme e shantazhe e propagandë.

236 mijë dhe vazhdojmë bashkë sepse jemi shumë e të pandalshëm.

(Kosova Sot Online)