Merovci tregon detaje për takimin e Rugovës me Millosheviqin në Beograd

  • 15 June 2020 - 21:58
 Merovci tregon detaje për takimin e Rugovës me Millosheviqin në Beograd

Adnan Merovci, ish-bashkëpunëtori më i afërt i ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova ka folur rreth takimit të Ibrahim Rugovës më Sllobodan Millosheviqin në Beograd.

Merovci tha se një ditë para takimit presidentit Ibrahim Rugova u kishin thënë që “Presidenti Millosheviq ju pret në takim, nesër në orën 9:00″.

“S’ka kushte për takim. Ne i kemi kryer bisedat’, citon Merovci fjalët kundërshtuese të rugovës.

Thekson se atë natë nuk kishin mundur fare të bënin gjumë.

Të nesërmen erdhën në orën e caktuar 09:00, thotë Merovci.

“Frika më e madhe e imja ka qenë se do të më detyrojnë të kthehem, do të më ndanin nga Rugova”, thotë Merovci.

“Millosheviqi i kishte vu përpara një letër Rugovës për ta nënshkruar”. Sipas tij ajo ishte një ‘deklaratë e përbashkët për media’.

(Kosova Sot Online)