Thaçi e Lajçak shfaqen bashkë në konferencë për media
Ka përfunduar takimi në mes të presidentit të vendit, Hashim Thaçit dhe emisarit të BE’së, për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak.
Pas përfundimit të takimit, Lajçak dhe Thaçi kanë dalë bashkë para mediave.
Fillimisht, presidenti i vendit, tha se nuk është i sigurtë nëse do të takohet me Lajcak, duke thënë se i njejti duhet të ketë qëndrim të qartë për liberalizimin dhe për pavarësinë e Kosovës.
Në anën, tjetër, Lajçak pritet që të qëndrojë deri me datë 18 qershor në Kosovë dhe të takohet edhe me liderët tjerë.
(Kosova Sot Online)