Inspektohen parkingjet në lagjen Dardania, kompania detyrohet t’i përsëritë punimet
Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Gëzim Rafuna Mehmeti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se sot janë inspektuar asfaltet e parkingjeve në lagjen Dardania.
Drejtori Mehmeti tha se asfalti ka filluar të shpërbëhet dhe kompania është urdhëruar që t’i riasfaltojë prapë tri parkingje.
Tutje, drejtori Mehmeti njoftoi se këtë kosto e bartë kompania ndërtimore.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Mehmetit:
(Kosova Sot Online)