Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

  • 18 June 2020 - 07:47
Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

Këto janë ngjarjet e planifikuara për ditën e sotme:

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Skenderajt bëhen homazhe te shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari. (Skenderaj, ora 9.00)

Bëhen homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe te Kompleksi i Dëshmorëve në Marinë. (Ora 09:15)

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Skenderajt përurohet rruga “Malush Ahmeti” në Rezallë të Re. (Ora 10.00)

Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit (Salla e Kuvendit Komunal Rahovec, ora 10.00)

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Klinës bëhet ngritja e flamurit dhe intonimi i himnit para Kuvendit Komunal Klinë, ora 9.30 – homazhe te sheshi “Mujë Krasniqi” ora 9:35 – homazhe te busti i Ismet Rracit ora 9:40, homazhe te varrezat e Dëshmorëve të Kombit ora 10:00 – përurohet memoriali i personave të pagjetur të Komunës së Klinës në Kralan ora 11:00.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, pret në takim liderët e partive politike për dialogun me Serbinë. (Zyra e Kryeministrit, ora 11.00)

Kuvendi Komunal i Skenderajt mban seancë solemne. (Kuvendi Komunal, Skenderaj, ora 11.00)

Mbahet takim i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19 nga ana e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-204, ora 11.00)

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) nënshkruan kontratat për Bursa Olimpike Tokio 2020 me xhudisten Laura Fazliu dhe karateistin Elhami Shabani. (Shtëpia e Sportit Prishtinë, ora 11.30)

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli mban takim me Kryesinë Qendrore të PDK-së. (Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina” – Skenderaj, ora 11:00)

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, mban konferencë për media. (Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina”, Skenderaj, ora 12.30)

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Skenderajt bëhen vizita familjeve të dëshmorëve të Skenderajt. (Ora 13.00)

(Kosova Sot Online)