Në luftë e në pandemi, 80 për qind e popullsisë së Jemenit varet nga ndihmat humanitare

  • E.K /
  • 20 June 2020 - 11:35
 Në luftë e në pandemi, 80 për qind e popullsisë së Jemenit varet nga ndihmat humanitare

Rreth 80 për qind e popullsisë së Jemenit varet nga ndihmat humanitare. Një në tetë jemenas është zhvendosur nga vendbanimi gjatë konfliktit 6-vjeçar. Përpos popullsisë vendëse, në shtetin e përfshirë nga lufta jetojnë edhe 280,000 refugjatë të huaj.

Në Jemen ndodhet grupi i dytë më i madh i refugjatëve somalezë, shkruan “The Guardian”.

Pasi autoritetet Houthi njoftuan në maj për rastin e parë me koronavirus tek një somalez i gjetur i vdekur në një hotel në Sanaa, imigrantët dhe refugjatët afrikanë janë stigmatizuar gjithnjë e më shumë, sipas deklaratave të Kombeve të Bashkuara.

“Ata na pyesin për kombësinë. Unë ju them se jam somalez dhe ata na thonë “na vjen keq, mirupafshim”, tha një refugjat me emrin Hassan.

Tensionet mes vendësve dhe komunitetit të refugjatëve për burimet e pakëta kanë qenë historikisht të ulëta, por kjo marrëdhënie po rrezikohet në kohën kur në Jemen po thellohet armiqësia.

Përpos refugjatëve, rreth 100,000 imigrantë arrijnë çdo vit në Jemen nga Briri i Afrikës, duke shpresuar se do të mund të vazhdojnë drejt Arabisë Saudite dhe më larg.

(Kosova Sot Online)