Pavarësisht rritjes së numrit të pacientëve në Infektivë, vetëm 2 në gjendje kritike

  • E.K /
  • 20 June 2020 - 12:33
 Pavarësisht rritjes së numrit të pacientëve në Infektivë, vetëm 2 në gjendje kritike

72 persona të infektuar me koronavirus janë duke u trajtuar aktualisht në Klinkën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Përmes raportit 24 orësh, Klinika Infektive ka bërë me dije se katër të infektuar të cilët janë në gjendje më të rënduar janë duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv, ku dy prej tyre janë në gjendje kritike.

“Gjithsej 31 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve 4 raste në gjendje më të rënduar janë duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv,  2 prej tyre janë në gjendje kritike”, thuhet në raport.

Klinika është në në pritje të rezultateve për tetë raste, derisa do të lirohen dy pacientë të cilët kanë rezultuar negativ në testimet për Covid 19.

(Kosova Sot Online)