Thaçi i lumtur që më në fund shqiptarët e Luginës hyjnë të bashkuar në zgjedhje

  • E.K /
  • 20 June 2020 - 14:53
 Thaçi i lumtur që më në fund shqiptarët e Luginës hyjnë të bashkuar në zgjedhje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, që të dalin masivisht në zgjedhjet e nesërme dhe të votojnë për platformën e unifikuar politike të partive shqiptare.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka thënë se është i lumtur që i gjithë spektri politik shqiptar në Luginën e Preshevës është bashkuar dhe në procesin zgjedhor atje po garojnë me Listën e Përbashkët të Shqiptarëve.

“Duke qëndruar të bashkuar në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive kombëtare, zëri i shqiptarëve në Luginën e Preshevës do të dëgjohet kudo. Me vetëdije të lartë kombëtare dhe të bashkuar në përgjegjësi politike e forcojmë më shumë edhe kombin tone”, ka shkruar Thaçi.

(Kosova Sot Online)