45 të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri, sot humbi jetën një 62- vjeçar

  • E.K /
  • 22 June 2020 - 15:44
 45 të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri, sot humbi jetën një 62- vjeçar

Shkon në 45 numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë sot ka humbur jetën një 62- vjeçari, i cili nuk vuante nga sëmundje të tjera.

Rreth dy javë pas shtrimit në spital, pas 10 ditësh në terapi intensive, i intubuar, një 62 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën nga COVID19, megjithë përpjekjet e mjekëve, terapisë medikamentoze intensive, pavarësisht se nuk vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i rikujton qytetarëve rëndësinë që ka respektimi i masave mbrojtëse, pasi referuar ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik, virusi është prezent, ka transmetueshmëri dhe nuk e ka humbur forcën e tij virusale.

Nga fillimi i epidemisë, 45 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19.

Aktualisht janë të shtruar mbi 80 pacientë në shërbimin infektiv dhe janë mbi 790 raste aktive me COVID19 në vend.

(Kosova Sot Online)