Këngëtarja zvicerane me një këngë të veçantë në ceremoninë në Lucern ku Ylfete Fanaj mori detyrën e kryeparlamentares

  • A.P /
  • 23 June 2020 - 15:01
Këngëtarja zvicerane me një këngë të veçantë në ceremoninë në Lucern ku Ylfete Fanaj mori detyrën e kryeparlamentares

Në momentin kur krerët e Parlamentit dhe të partisë së saj e uronin Ylfete Fanajn për zgjedhjen e saj kryetare e Parlamentit të Kantonit të Lucernit, këngëtarja zvicerane doli në skenë, duke kënduar këngën e njohur arbëreshe “Moj e bukura More”.

Në fytyrën e Ylfetes dhe familjarëve të saj vëreheshin emocione të papërshkrueshme, ndërsa deputetët dhe publiku filluan duartrokitjet nën ritmin e këngës së mirënjohur.

Një element tjetër shqiptar në këtë eveniment ishte edhe dorëzimi i një pikture të artistit shqiptaro-zviceran Samedin Asllani që iu bë Fanajt me rastin e zgjedhjes së saj në këtë post të lartë.

(Kosova Sot Online)