Reja pranë Çernobilit terrorizon njerëzit

  • E.K /
  • 23 June 2020 - 16:26
 Reja pranë Çernobilit terrorizon njerëzit

Autoritetet ukrainase u kërkuan njerëzve të mos frikësohen pasi një re në formë kërpudhe u krijua pranë Çernobilit. Kjo ngjalli frikën e një ndotjeje të natyrës bërthamore.

Njerëzit nuk e harrojnë lehtë shkatërrimin e shkaktuar nga katastrofa bërthamore e Çernobilit ndaj edhe është mëse e zakontë që një pamje e tillë të ngjalli frikë.

Reja e madhe u ngjit mbi kryeqytetin ukrainas Kiev, më pak se 60 milje larg vendit ku një reaktor bërthamor shpërtheu në vitin 1986.

Reja dukej sikur po krijohej prej tokës ndërsa ngrihej në qiell në formën e çuditshme të një kërpudhe.

Vendasit publikuan në mediat sociale pamjet duke shkruar: ‘A po bën Putini testimin e një arme të re bërthamore?’

Megjithë spekulimet, zyrtarët ukrainas siguruan banorët se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar dhe se thjesht bëhej fjalë për një re të zakonshme por me pamje vërtet të rallë.

(Kosova Sot Online)