Reuters e shpërndan lajmin për aktakuzën e Hagës ndaj Presidentit Thaçi

  • E.K /
  • 24 June 2020 - 16:23
 Reuters e shpërndan lajmin për aktakuzën e Hagës ndaj Presidentit Thaçi

Agjencia e lajmeve, Reuters ka raportuar pas njoftimit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar se kanë paraqitur aktakuza në Dhomat e Specializuara ndaj Presidentit Hashim Thaçit dhe kreut të PDK’së, Kadri Veselit.

Në shkrimin e Reuters, thuhet se Zyra e Prokurorit të Specizuar në Hagë ka bërë të ditur të mërkurën se kanë dorëzuar aktakuzën në Dhomat e Specializuara kundër presidentit Hashim Thaçit dhe “të tjerëve”, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë gati 100 vrasje.

“Aktakuza është “rezultat i një hetimi të gjatë dhe reflekton përcaktimin e SPO (Zyra e Prokurorit Special) se ai mund të vërtetojë të gjitha akuzat përtej një dyshimi të arsyeshëm,” tha SPO në një deklaratë, raporton Reuters.

(Kosova Sot Online)