Isa Mustafa reagon pas lajmit nga Haga: Luftëtarët e UÇK’së luftuan për ta mbrojtur popullin

  • E.K /
  • 24 June 2020 - 18:52
 Isa Mustafa reagon pas lajmit nga Haga: Luftëtarët e UÇK’së luftuan për ta mbrojtur popullin

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka reaguar pas lajmit se është dorëzuar aktakuzë nga Prokurori i Specializuar, për presidentin e vendit, Hashim Thaçi dhe kreun e PDK’së, Kadri Veselin.

Mustafa në Facebook ka shkruar se beson në luftën e UÇK’së.

“Besoj thellë se lufta e UÇK-së Ishte dhe do të konfirmohet nga drejtësia ndërkombëtare si luftë e drejtë dhe pastër, se luftëtarët e UÇK-së luftuan për ta mbrojtur popullin e Kosovës nga terrori, likuidimi dhe gjenocidi serb”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)