Michel në takimin me Hotin komenton aktakuzën ndaj Thaçit: E rëndësishme që Specialja të punojë pa interferenca

  • E.K /
  • 25 June 2020 - 16:05
 Michel në takimin me Hotin komenton aktakuzën ndaj Thaçit: E rëndësishme që Specialja të punojë pa interferenca

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel pas takimit me kryeministrin Avdullah Hoti ka deklaruar se është e rëndësishme që Gjykata Speciale të bëjë punën e saj pa ndonjë ndërhyrje nga jashtë.

“Është e rëndësishme që Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të jenë në gjendje të vazhdojnë punën e tyre në mënyrë të pavarur pa asnjë ndërhyrje nga jashtë”, ka thënë Michel

Në komunikatën për media të Këshillit të Evropës pas takimit të Presidentit Charles Michel me kryeministrin Hoti thuhet se sa i përket aktakuzës e cila thuhet të jetë ngritur ndaj Presidentit Thaçi, BE’ja nuk komenton mbi punën e Zyrës së Prokurorit Special dhe Dhomave të Specializuara.

Në komunikatën për shtyp thuhet po ashtu se diskutimi për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës të ndërmjetësuar nga BE’ja ka qenë në qendër të takimit.

(Kosova Sot Online)