Hoti: Po e shqyrtojmë planin e futjes në karantinë për këto lokacione

  • A.P /
  • 29 June 2020 - 14:23
Hoti: Po e shqyrtojmë planin e futjes në karantinë për këto lokacione

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media pas mbarimit të takimit me komitetin për menaxhimin e pandemisë Covid-19, ka deklaruar që situata në Kosovë sa i përket pandemisë është alarmante. Ai tha se Klinika Infketive është e stërmbushur me pacientë.

Megjithatë theksoi se situate është nën kontroll, ani se e quajti të brishtë. Hoti tha se shteti është duke konsideruar që disa vende ku ka raste më së shumti me koronavirus, të futen në karantinë.

“Jemi duke e konsideru karantinimin e disa lokacioneve ka më së shumti raste të paraqitura”, tha Hoti.

(Kosova Sot Online)