Në Deçan rrihen mes vete katër persona, policia i arreston

  • G.G /
  • 30 June 2020 - 13:19
Në Deçan rrihen mes vete katër persona, policia i arreston

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër persona të cilët pas një konflikti verbal ishin përfshi në rrahje.

Tutje bëhet e ditur se ata pasi që kanë pranuar lëndime trupore, janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan.

Ndërsa pas intervistimit të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

(Kosova Sot Online)