Aksident në Skenderaj, vetura godet këmbësorin

  • G.G /
  • 30 June 2020 - 13:30
Aksident në Skenderaj, vetura godet këmbësorin

Një aksident trafiku ka ndodhur të hënën në Skenderaj, ku një veturë ka goditur një këmbësor

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

“Raportohet se i dyshuari mashkull  kosovar  derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën kishte goditë këmbësorin mashkull  kosovar i cili kishte pësuar  lëndime trupore”, thuhet në raportin e policisë.

Si pasojë e lëndimeve, ndihmën e parë mjekësore viktima e ka marrë në Skenderaj, më pas në Mitrovicë e në fund në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)