Rama tregon nëse ka veshur jelek antiplumb gjatë vizitës në Kosovë

  • E.K /
  • 30 qershor 2020 - 16:12
 Rama tregon nëse ka veshur jelek antiplumb gjatë vizitës në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama është duke qëndruar nga dje në Kosovë. Ai ka zhvilluar takime të ndara me liderë e figura të larta politike në vend.

Gjatë ditës së djeshme u komentua shumë veshja e kryeministrit shqiptar, madje u tha se nën sako ai kishte veshur jelekun antiplumb.

Në një konferencë për media që Rama mbajti në Aeroportin e Prishtinës, ai u pyet nëse kishte veshur jelekun antiplumb, por nuk dha përgjigje direkte.

“Sot mund t’ju siguroj, por jo dhe për dje. S’e kam problem t’ua tregoj trupin”, ka thënë Rama me shaka, duke shtuar që diskutime të tilla të ‘kazanit’ të mos sillen nga Shqipëria edhe në Kosovë.

(Kosova Sot Online)