Gjakovari bëhet kinse e kanë rrëmbyer me qëllim përfitimin e parave nga familja e tij

  • A.P /
  • 01 July 2020 - 09:10
Gjakovari bëhet kinse e kanë rrëmbyer me qëllim përfitimin e parave nga familja e tij

Një person është arrestuar dje në Gjakovë, pasi ka inskenuar një situatë kinse është rrëmbyer, me qëllim të përfitimit të parave nga familja e tij.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 30.06.2020-16:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti ka inskenuar një situatë në të cilën është paraqitur si i rrëmbyer me qëllim të  përfitimit të  një  shume parash  nga familja e tij në  këmbim të  lirimit të  tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)