Një i moshuar nga Kosova mbytet në Shëngjin

  • E.K /
  • 01 July 2020 - 18:39
 Një i moshuar nga Kosova mbytet në Shëngjin

Pasditen e sotme një ngjarje e rëndë është shënuar në Shëngjin.

Mësohet se një person, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur është mbytur në detin e Shëngjinit.

Viktima është një i moshuar nga Kosova, rreth moshës 75- vjeçar.

Dyshohet se ai ka pësuar atak kardiak sapo ka hyrë në ujë.

(Kosova Sot Online)