Plagosen me thikë dy vëllezër

  • E.K /
  • 01 July 2020 - 22:29
 Plagosen me thikë dy vëllezër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Fushë-Bulqizë, ku janë plagosur me thikë dy vëllezër.

Vëllezërit, të moshës 19 dhe 22 vjeç janë plagosur nga një person i tretë, pas një konflikti për motive të dobëta.

Bulqizë/ Informacion paraprak

Rreth orës 20.00, në qytetin e Bulqizës, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E.T.,  ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) shtetasit D.N., dhe A. N., (vëllezër),  të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes autori i dyshuar është larguar menjëherë dhe në ndjekje të tij janë vënë forcat e policisë.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)