Vetëvendosje përmes nënkryetares kritikon Edi Ramën

  • A.P /
  • 02 July 2020 - 14:16
Vetëvendosje përmes nënkryetares kritikon Edi Ramën

Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën që gjatë vizitës në Kosovë nuk foli për pandeminë.

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollcaku ka shkruar në Facebook se mbetet e paqartë nëse kryeministri Rama ka ofruar ndonjë ndihmë për parandalim dhe luftim të koronavirusit gjatë vizitës dy ditore.

Ajo ka thënë se situata në vend është e rënduar e se cdo ndihmë do të ishte e mirëseardhur.

 “A ofroi Kryeministri Rama ndonjë ndihmë për parandalim dhe luftim të COVID-19 gjatë vizitës dy ditore, mbeti e panjohur për publikun. Situata është e rënduar dhe çdo ndihmë do të ishte e mirëseardhur”, ka thënë nënkryetarja e LVV’së.

(Kosova Sot Online)