A do t’i bashkohen Hotit në dialog, flasin nga Vetëvendosje

  • A.P /
  • 03 July 2020 - 13:41
A do t’i bashkohen Hotit në dialog, flasin nga Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media në një mujorin e parë të punës së Qeverisë në krye me Avdullah Hotin.

Para gazetarëve ka folur nënkryetarja e kuvendit nga radhët e LVV’së, Arbërie Nagavci dhe deputeti Hajrulla Ceku.

Ceku tha se në Kosovë duhet të mbahen sa më shpejt zgjedhje të reja.

“Vetëvendosje kërkon unifikim të spektrit poliik të Kosovës për të shkuar në zgjedhje sa më shpejtë”, tha ai.

Përfaqësuesit e LVV’së janë pyetur nëse do të marrin pjesë në dialogun e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Ceku ka thënë se nuk mund të ketë dialog me këtë qeveri të cilën e ka quajtur jolegjitime.

“Nëse nuk do të ketë qeveri legjitime nuk mund të ketë as dialog e as një veprim të tjetër, duhet të kemi legjitimim të qeverisë e pastaj të vazhdojmë me dialog e me çështje të tjera. Nuk mund të presim nga kjo qeveri që ta përfaqësojë Kosovën në procese që janë jetike për të ardhmen e këtij vendi”, tha deputeti i LVV’së.

(Kosova Sot Online)