Kufiri Kosovë – Maqedoni mbetet i hapur

  • E.K /
  • 03 July 2020 - 19:30
 Kufiri Kosovë – Maqedoni mbetet i hapur

Kufiri i Maqedonisë së Veriut me Kosovën dhe Serbinë do të jetë i hapur dhe qytetarët do të mund të hyjnë dhe dalin nëpërmjet tyre pa ndonjë kusht të veçantë siç edhe ka qenë gjatë javës që po e lemë pas.

Kjo, sepse Komisioni për sëmundje ngjitëse në Maqedoninë e Veriut ka diskutuar për mundësinë e mbylljes së kufirit me Serbinë dhe Kosovën, por nuk ka propozuar rimbylljen e tyre.

Mundësia e mbylljes së kufijve me Kosovën dhe Serbinë erdhi pasi këto dy shtete kanë rritje të numrit të rasteve me Covid-19 krahasuar me numrin e testimeve.

Pa kushte në vendin tonë mund të hyhet që nga e premtja e kaluar, por qytetarët e vendit tonë nuk mund të shkojnë edhe më tej në shtetet evropiane sepse Bashkimi Evropian e ka futur vendin tonë në grupin e shteteve të rrezikshme për nga pasqyra epidemiologjike e Covid-19.

(Kosova Sot Online)