Edhe një mjek infektohet me koronavirus, është në gjendje të rëndë shëndetësore

  • E.K /
  • 04 July 2020 - 10:17
Edhe një mjek infektohet me koronavirus, është në gjendje të rëndë shëndetësore

Një mjek ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në Shqipëri.

Ai ndodhet i shtruar në spitalin infektiv dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Institucionet shëndetësore, kryesisht QSUT, është kthyer në një vatër infeksioni të Covid-19.

Pak ditë më parë mjeku i hematologjisë Arjan Pushi, humbi jetën pasi u infektua nga ky virus.

Pushi ishte viktima e parë në radhët e bluzave të bardha që prej shfaqjes së koronavirusit.

Në 24 orët e fundit u konfirmuan 90 raste të reja dhe u shënuan 3 viktima.

(Kosova Sot Online)