Indonezia shënon rekord të shifrës ditore të viktimave të koronavirusit

  • A.P /
  • 05 July 2020 - 14:57
Indonezia shënon rekord të shifrës ditore të viktimave të koronavirusit

Ministria e Shëndetësisë e Indonezisë ka njoftuar se të dielën janë regjistruar 82 viktima të reja të koronavirusit.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga Covid-19 në shtetin e Azisë Juglindore shkoi në 3,171, shkruan “Reuters”.

Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 1,607 raste të reja të koronavirusit dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 63,749.

Këto shifra janë relativisht të ulëta në krahasim me numrin e popullsisë 267-milionëshe dhe në krahasim me rastet e regjistruara në shtetet që kanë numër të ngjashëm të popullsisë.

(Kosova Sot Online)