Këto janë temperaturat për ditët në vijim

  • A.P /
  • 05 July 2020 - 16:44
Këto janë temperaturat për ditët në vijim

Java e ardhshme do të fillojë me mot jostabil, vranësira, rreze dielli, por edhe reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Siç njofton IHMK, kjo situatë e motit do të stabilizohet nga dita e mërkurë duke mundësuar mot stabil dhe relativisht të nxehtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi, shpejtësia e së cilës në Dukagjin mund të arrijë deri 14 m/s, ndërsa në rrafshin e Kosovës, shpejtësia e erës mund të arrijë deri 9 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.


(Kosova Sot Online)