Ky është zyrtari komunal nga Rahoveci që humbi betejën me koronavirusin

  • A.P /
  • 06 July 2020 - 07:58
Ky është zyrtari komunal nga Rahoveci që humbi betejën me koronavirusin

Mbrëmë vdiq edhe një person nga coronavirusi në Kosovë.

I ndjeri ishte punëtor në Komunën e Rahovecit, i cili ishte inspektor sanitar. Këtë e ka konfirmuar kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi përmes një postimi në Facebook.

Ai ishte i shtrirë në Klinikën Infektive për 3 javë.

Postimi i Latifit:

Më pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të kolegut dhe inspektorit të komunës së Rahovecit, Sabahajdin Qeska.

Sabahajdin Qeska, do të kujtohet gjatë e me respektin më të madh për angazhimin e tij jetësor në shërbim të shoqërisë, poashtu, edhe për punën e tij në komunën e Rahovecit, ku tash e sa vite ka dhënë kontributin e tij si Inspektor.

Në këtë moment dhimbjeje e pikëllimi, me rastin e vdekjes së Sabahajdinit, në emër të të gjithë qytetarëve të komunës së Rahovecit dhe në emër timin, familjes Qeska, farefisit, miqve dhe bashkëpunëtorëve, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta!

I përjetshëm kujtimi i tij!

(Kosova Sot Online)