I riu shqiptar ia ‘djeg’ gomat BMW’së: E heqë timonin dhe del nga vetura derisa ishte duke bërë ‘drift’

  • A.P /
  • 06 July 2020 - 08:24
I riu shqiptar ia ‘djeg’ gomat BMW’së: E heqë timonin dhe del nga vetura derisa ishte duke bërë ‘drift’

Një shofer shqiptar ka treguar se është shumë i zoti në vozitje të ‘frikshme’ sportive, derisa ka bërë drift pa timon të veturës dhe madje duke dalë jashtë saj

BMW është njëra ndër markat më të pëlqyera në botë, pasi që ato ofrojnë kënaqësi te shumë vozitës sepse janë shumë sportive dhe luksoze.

Se është sportive dhe njëra ndër veturat që mund të manovrohet lehtë me to, e ka dëshmuar një shofer shqiptar nga Maqedonia, i cili ka shfaqur aftësitë e tij fantastike në vozitje.

Ai me BMW’në e tij ka bërë një ‘drift’ të shkëlqyer në mitingun e fundit të organizuar nga ‘Marakli t’kerreve’.

Shoferi në mes të turmës i djegë gomat e veturës, derisa në disa momente e heq timonin dhe madje del nga vetura, derisa ajo ishte duke bërë ‘drift’.

Kjo vozitje u ka pëlqyer të gjithë të pranishmëve dhe e kanë duartrokitur shoferin për aftësitë e tij.

(Kosova Sot Online)