Arrestohet një person në Prizren, kanosi ish të fejuarën dhe babain e saj
Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi ai kishte kanosur ish të fejuarën e tij dhe babain e saj në Prizren.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kanosur ish të fejuarën e tij dhe babain e saj”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
(Kosova Sot Online)