Ja kush emërohet ushtrues detyre i drejtorit të ShSKUK-së

  • A.P /
  • 06 July 2020 - 14:54
Ja kush emërohet ushtrues detyre i drejtorit të ShSKUK-së

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, njofton se në mbledhjen e mbajtur sot, me 6 korrik 2020, ka marrë vendim   ta shkarkoj   nga detyra dr. Basri Sejdiun drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Në vend të dr. Sejdiut, ushtrues detyre i drejtorit është caktuar dr. Valbon Krasniqi, mjek specialist i infekologjisë.

E shkarkimi i Sejdiut vjen si pasojë e  performancës jo të kënaqshme   dhe mos përmbushjes së detyrave të punës.

(Kosova Sot Online)