Kritikoi autoritetet rreth menaxhimit të pandemisë, arrestohet profesori i njohur

  • S.A /
  • 06 July 2020 - 18:44
Kritikoi autoritetet rreth menaxhimit të pandemisë, arrestohet profesori i njohur

Policia kineze ka arrestuar,  Xu Zhangrun në shtëpinë e tij  mëngjesin e së hënës.

Xu është një akademik i shquar në Universitetin prestigjioz Tsinghua i cili  ka kritikuar hapur Kinën për mënyrën e menaxhimit të krizës pandemike.

Personat që shprehin mendimin e tyre kundër autoriteteve në Kinë rrezikojnë arrestimin dhe dënimin me burg.

Kujtojmë se javën e kaluar, Pekini vendosi një ligj gjithëpërfshirës të sigurisë kombëtare për të forcuar kontrollin e tij mbi Hong Kong, një ish-koloni britanike.

Çështja e profesorit Xu mund të rrisë frikën në Hong Kong se kritikët intelektualë të Partisë Komuniste Kineze gjithashtu mund të arrestohen.

(Kosova Sot Online )