Rusi: Llogore rreth një fshati për të forcuar karantinën

  • E.K /
  • 07 korrik 2020 - 22:52
 Rusi: Llogore rreth një fshati për të forcuar karantinën

Autoritetet ruse kanë gërmuar llogore rreth një fshati të largët në siberian për të forcuar karantinën, pasi dhjetëra banorë u infektuan me koronavirus gjatë një rituali shamanik tradicional.

Fshati Shuluta, rreth 30 kilometra në juglindje të Liqenit Baikal, në rajonin siberian të Buryatias, ka 37 të infektuar ndër 390 banorë.

Besohet se dhe 95 persona të tjerë u infektuan sepse ishin në kontakt me të sëmurët dhe gjithashtu kërkohet që ata të jenë në karantinë, tha zyrtari i qeverisë lokale Ivan Alkheyev.

Sipas tij, banorët u infektuan sepse morën pjesë në 10 qershor në një ritual shamanik të kryer nga një grua e infektuar.

Llogoret përreth Shulutës u gërmuan që në 29 qershor për të mos lejuar që turistët të vinin nga një fshat aty pranë në Parkun Kombëtar Tunka dhe të zvogëlonin lëvizjen e banorëve lokalë në përgjithësi, pasi disa prej tyre nuk iu bindën urdhrit të izolimit.

“Unë nuk mund të besoj… Të paktën duhet të kem disa simptoma ndërkohë që nuk kam asnjë,” tha Engelsina Shaboyeva, e cila doli pozitive.

Svetlana Shaglanova, burri i së cilës vdiq pasi doli pozitiv me COVID-19, nuk e pranon diagnozën.

“Ata shkruan se ai vdiq nga virusi, por kjo nuk është e vërtet; ai pati një goditje në tru”, thotë ajo.

Agjensia e sigurisë ruse Rospotrebnadzor pretendon se ata që marrin pjesë në ritualin shamanik, megjithëse është i ndaluar publikisht, mund të paguajnë me kusht.

E vetmja rrugë që të çon në fshat tani është ndërprerë nga llogore dhe monitorohet nga patrullat e zyrtarëve lokalë dhe Garda Kombëtare Ruse, të cilat lejojnë të kalojnë vetëm ambulancat dhe shpërndarja e ushqimit.

Rusia ka 687,862 raste infeksioni dhe është zyrtarisht vendi i katërt në botë më të prekur nga COVID-19.

(Kosova Sot Online)