Gjendet një trup i pajetë në Gjilan

  • A.P /
  • 08 July 2020 - 08:42
Gjendet një trup i pajetë në Gjilan

Është gjetur një person pa shenja jete në shtëpinë e tij rreth orës 00:06, në Gjilan.

Kjo është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, teksa bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitë policore dhe ekipi mjekësor.

Ndërsa, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Është raportuar se viktima mashkull është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Në vendi e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore dhe ekipi i  mjekësisë ligjore. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës  është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

(Kosova Sot Online)