Prindi monstër në Pejë: I rrahë fëmijët e tij, i mbyllë në shtëpi duke mos u kujdesur as për ushqim

  • A.P /
  • 08 July 2020 - 09:12
Prindi monstër në Pejë: I rrahë fëmijët e tij, i mbyllë në shtëpi duke mos u kujdesur as për ushqim

Arresohet një person pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të tij të mitur, në Pejë.

Personi pasi kishte rrahur fëmijët i kishte mbyllur brenda në shtëpi duke mos u kujdesur as për ushqimin e tyre.

Njëri nga fëmijët ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar për kontroll mjekësore, në repartin e psikiatrisë, pastaj me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur viktimës femër kosovare si dhe fëmijëve tjerë të tij, të cilët i kishte mbyllë brenda në shtëpi duke mos u kujdesur as për ushqimin e tyre. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari fillimisht është dërguar  për kontroll mjekësore në repartin e psikiatrisë, pastaj me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)