ShBA-ja shënon rekord prej mbi 60,000 rasteve të reja të koronavirusit për një ditë

  • G.G /
  • 08 July 2020 - 14:00
ShBA-ja shënon rekord prej mbi 60,000 rasteve të reja të koronavirusit për një ditë

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, në Shtetet e Bashkuara janë regjistruar 60,021 raste të reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të kaluara.

Kjo është shifra më e lartë ditore e rasteve që është shënuar në Shtetet e Bashkuara që nga fillimi i përhapjes së pandemisë.

Kështu, shifra e përgjithshme e personave të infektuar me virusin e ri në shtetin më të prekur në botë shkoi në 2,996,098, shkruan “CNN”.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 131,480 pasi u regjistruan 1,195 raste të reja fatale.

Shtetet e Bashkuara janë vendi me më së shumti të vdekur dhe të infektuar me Covid-19 në mbarë botën.

Pavarësisht gjendjes shqetësuese, presidenti Donald Trump vazhdimisht është përpjekur ta nënvlerësojë efektin e pandemisë dhe ka bërë thirrje që të rihapet ekonomia.

(Kosova Sot Online)