VV nuk i voton marrëveshjet ndërkombëtare dështon miratimi i tyre

  • A.P /
  • 09 July 2020 - 11:05
VV nuk i voton marrëveshjet ndërkombëtare dështon miratimi i tyre

Kanë dështuar të votohen edhe njëherë në Kuvend të Kosovës pesë marrëveshjet ndërkombëtare.

Në seancë të pranishëm kanë qenë 83 deputetë, megjithatë, pro kanë votuar vetëm 75 deputetë.

“Për vazhdimin e kësaj seance do të vendosim si kryesi dhe do të ju njoftojmë si deputetë”, ka thënë kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Për dallim nga seanca e kaluar kësaj radhe pro kanë votuar edhe deputetët e PDK’së.

“PDK asnjëherë nuk ka qenë kundër e dijmë rolin, për më tepër një pjesë i kemi negociuar dhe nënshkruar ne”, ka thënë shefi i deputetëve të PDK’së, Bedri Hamza.

Marrëveshjet ndërkombëtare që dështuan të miratoheshin dhe votat që morën sot në seancë:

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar.  (75 vota për, nuk ka pasur vota kundër dhe as abstenim)

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan. (75 vota për, nuk ka pasur vota kundër dhe as abstenim).

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim. 75 vota për, asnjë kundër asnjë abstenim. (75 vota për, nuk ka pasur vota kundër dhe as abstenim)

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit ‘Dogana 2020’. (75 vota për, nuk ka pasur vota kundër dhe as abstenim)

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”. (75 vota për, nuk ka pasur vota kundër dhe as abstenim).

(Kosova Sot Online)