Gjendet i vdekur një person në Prizren

  • A.P /
  • 09 July 2020 - 11:58
Gjendet i vdekur një person në Prizren

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se të mërkurën në Prizren është gjetur një person pa shenja jete

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, njofton policia.

“Raportohet se në rrethana të pa njohura është gjetur pa shenja jete viktima mashkull  kosovar, vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku”, thuhet në raporton e policisë.

Po ashtu është bërë e ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

(Kosova Sot Online)