Hoti e Vuçiq përballen në prani të nikoqirëve Merkel e Macron

  • A.P /
  • 10 July 2020 - 10:44
Hoti e Vuçiq përballen në prani të nikoqirëve Merkel e Macron

Në orën 10 e 50 do të fillojë Samiti i Parisit i organizuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Lajmin e kanë konfirmuar nga zyra për media e kryeministrisë.

Në këtë samit që do të mbahet përmes një video konference do të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borell.

Tema kryesore e video-takimit do të jetë dialogu Kosovë-Serbi dhe rinisja e negociatave në Bruksel.

“Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti merr pjesë në konferencën virtuale, e cila do të mbahet në orën 10:30, të organizuar nga Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel. Në këtë video-konferencë, Bashkimi Evropian përfaqësohet nga Josep Borrell, Përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme, kurse pala serbe nga presidenti Aleksandër Vuçiq”, thuhet në njoftim.


(Kosova Sot Online)