Në Spitalin e Gjakovës po trajtohen 18 pacientë me COVID-19

  • A.P /
  • 12 July 2020 - 12:06
Në Spitalin e Gjakovës po trajtohen 18 pacientë me COVID-19

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë po trajtohen 18 pacientë pozitivë me COVID-19, bëhet e ditur përmes një njoftimi të këtij spitali në Facebook.

Gjithashtu në pritje të rezultatit për COVID-19 janë edhe 24 pacientë.

“Sipas raportit 24 orësh nga ekipa kujdestare janë hospitalizuar 42 pacientë. 18 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19, nga këta 9 prej tyre janë me oksigjen kohë pas kohe”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Bëhet thirrje që të respektohen masat e IKSHPK-së: bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe pastrimi i duarve.

(Kosova Sot Online)