Mustafa: Specialja është produkt i fushatës anti-UÇK, por e vërteta po vjen

  • A.P /
  • 12 July 2020 - 18:13
Mustafa: Specialja është produkt i fushatës anti-UÇK, por e vërteta po vjen

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi ka thënë se Gjykata Speciale duhet të mbyllë të gjitha të pavërtetat e prodhuara mbi lavdinë e luftës së UÇK-së.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Gjykata Speciale është produkt i fushatës anti-UÇK dhe anti-shqiptare, porse e vërteta po vjen.

“Udhëheqësit e UÇK, padyshim do të hyjnë në analet e historisë si kulmi i përpjekjeve për të çliruar shqiptarët njëherë e mirë, por edhe si goditja më e fortë bolshevizmit dhe aleatëve të saj, duke fituar e mira mbi të ligën”, ka thënë Mustafa qe mban poziten e Keshilltarit te Presidentit Thaçi.

(Kosova Sot Online)