Qeveria pritet të kufizojë lëvizjen e personave mbi moshën 65-vjeçare dhe atyre me sëmundje kronike

  • A.P /
  • 13 July 2020 - 11:26
Qeveria pritet të kufizojë lëvizjen e personave mbi moshën 65-vjeçare dhe atyre me sëmundje kronike

Qeveria e Kosovës ka propozuar që të kufizohet qarkullimi i lëvizjes për personat mbi 65 vjeç dhe qytetarët me sëmundje kronike.

Sipas propozim-vendimit, qytetarët mbi 65 vjeç dhe me sëmundje kronike mund të dalin jashtë në ambiente publike vetëm në orët e hershme të mëngjesit (prej orës 05:00 deri në orën 10:00) dhe orët e mbrëmjes (prej orës 18:00 deri në orën 21:00).

“Qytetarët e moshuar (mbi moshën 65 vjeç) dhe qytetarët me sëmundje kronike (diabet, hipertensioni arterial dhe sëmundje zemre, sëmundje kronike të mushkërive, pacientët më sëmundje të veshkave, pacientët me imunitet të suprimuar, pacientët onkologjikë etj) mund të dalin jashtë në ambiente publike vetëm në orët e hershme të mëngjesit (prej orës 05:00 deri në orën 10:00) dhe orët e mbrëmjes (prej orës 18:00 deri në orën 21:00)”, thuhet në propozim-vendimin e Qeverisë Hoti.

Qeveria Hoti ka paralajmëruar se do të marrë vendime rigoroze pas numrit të lartë të rasteve me COVID-19.

(Kosova Sot Online)