Seanca për buxhetin e rishikuar vazhdon

  • A.P /
  • 13 July 2020 - 14:44
Seanca për buxhetin e rishikuar vazhdon

Vazhdon seanca e nisur më 9 korrik

Seanca plenare e nisur të enjten dhe e ndërprerë të premten, ka vazhduar sot prej orës 14:00.

Në rend dite është rishikimi i buxhetit. Deputetët që kanë folur për këtë çështje në dy ditët ku u mbajt kjo seancë, sot nuk do të kenë të drejtën e fjalës. Seanca të premten ishte ndërprerë pas tentim sulmit ndaj kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, nga deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj. 

Më herët, kryeministri Avdullah Hoti ka ftuar deputetët të votojnë rishikimin e buxhetit, meqë sipas tij, është bllokuar ndihma për qytetarët.

(Kosova Sot Online)