Hajnat hyjnë në një shtëpi dhe vjedhin pushkën e gjuetisë, stoli ari dhe para të gatshme
Një qytetar nga komuna e Podujevës ka paraqitur rastin në Policinë e Kosovës se në mbrëmjen e së dielës i kishin hyrë brenda shtëpisë persona të panjohur e të cilët i kanë vjedhur pushkën e gjuetisë, stoli ari dhe para të gatshme.
Policia njofton se rasti është duke u hetuar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpi, me ç ‘rast kanë vjedhur një pushkë gjuetie, stoli ari dhe para të gatshme”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
(Kosova Sot Online)