Fillon mbledhja e Qeverisë, këto janë pikat e rendit të ditës

  • A.P /
  • 14 July 2020 - 11:24
Fillon mbledhja e Qeverisë, këto janë pikat e rendit të ditës

Qeveria e Kosovës ka nisur mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtohen tetë pika të rendit të ditës

Në mbledhjen e sotme do të shqyrtohen tetë pika të rendit të ditës.

Rendi i ditës:

1. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për t’i proceduar Kuvendit të Republikës së Kosovës mendimin lidhur me Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave Të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (ZKM)

2. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për t’i proceduar Kuvendit të Republikës së Kosovës mendimin lidhur me Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimit të Ligjit Nr. 03 / L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjrgjësitë, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin Ligjin Nr.  03 / L-221, me Ligjin Nr.  04 / L-116, me Ligjin Nr.  04 / L-194, me Ligjin Nr.  05 / L-063, dhe me Ligjin Nr.  05 / L-007 (ZKM).

3. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e të Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2020-2024 (ZKM)

4. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për qëllimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të Objekteve të cilat menaxhohen nga AgjenciA Kosovare e Privatizimit (AKP), e të cilat preken nga realizimi i projekteve: ndërtimi i Parkut që do të shërbejë për amfiteatrin e fshatit Mushtisht dhe ndërtimi i Çerdhes së fëmijëve dhe këndi për të moshuarit në fshatin Studençan, Komuna e Suharekës (MEA).

5. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të të kërkesës për shpronësim për interes publik tëpronës së paluajtshme e cila preket nga Restaurimi  dhe Konservimi i Objektit “Shtavi i UëK’së në Kosterc” Komuna Skenderaj (MEA)

6. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme private e cila preket nga ndërtimi i “Shiritit për Rreshtim” për hyrje në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Rruga Nacionale N2 Prishtinë-Mitrovicë, Zona Kadastrale: Prishtinë, Komuna e Prishtinës (MEA)

7.  Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për kompensimin e dëmeve të shkaktuara në ekonomitë bujqësore nga fatkeqësitë natyrore elementare në Komunën e Suharekës (MBPZHR)

8. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për emërimin e Koordinatorit Nacional për zbaqtimin e Strategjisë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit (MPB)

(Kosova Sot Online)