83 aktakuza për 24 orë

  • A.P /
  • 14 July 2020 - 11:27
83 aktakuza për 24 orë

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetetre (83) aktakuza kundër njëqindenjëmbëdhjetë (111) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar për 48 orë katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë (5) personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, Prokurori i Shtetit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e një traktori “SAME”, rimorkion e traktorit dhe 22 copë dru teknik breu, të gjatësisë nga 6 metra, të trashësisë me diametër 24-40 cm pa damkosura dhe pa leje transporti, në sasi prej 5.61 m³.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, si dhe ka bërë një (1) kërkesë caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) të pandehuri. Gjithashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e një traktori “SAME”, rimorkion e traktorit dhe 22 copë dru teknik breu, të gjatësisë nga 6 metra, të trashësisë me diametër 24- 40 cm pa damkosura dhe pa leje transporti, në sasi prej 5.61 m³. Gjatë ditës së hënë, kjo prokurori ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë (5) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale, si dhe janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara dhe ka ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza kundër dyzeteshtatë (47) personave për vepra të ndryshme penale.

(Kosova Sot Online)